Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeKosovaKonjufca kërkon mbështetjen e Austrisë për Kosovën në proceset e integrimit euroatlantik

Konjufca kërkon mbështetjen e Austrisë për Kosovën në proceset e integrimit euroatlantik

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot është pritur në takim nga kryetari i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka.

Gjatë takimit shumë miqësor, kryeparlamentari Sobotka ka konfirmuar gatishmërinë e Austrisë, në veçanti të Parlamentit austriak, për vazhdimin e mbështetjes së Kosovës dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Kryetari Konjufca kërkoi mbështetjen e Austrisë për Kosovën në proceset e integrimit euroatlantik dhe të anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.

Bashkëbiseduesit rikonfirmuan avancimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e përvojave parlamentare dhe fuqizimin e mëtejmë të miqësisë mes dy shteteve tona.

Në takim u shkëmbyen mendime edhe në lidhje me agresionin rus në Ukrainë dhe domosdoshmërinë e sanksionimit të Rusisë.

Kryetari Konjufca po qëndron për vizitë zyrtare në Austri. Gjatë qëndrimit atje, ai do të takohet edhe me zyrtarë të tjetër shtetërorë e institucionalë të këtij shteti.

Konjufca është paraparë që të mbajë ligjëratë në Institutin për Paqe në Vjenë, të zhvillojë një takim me historianin Oliver Schmidt, Shoqatën e Miqësisë Austri-Kosovë, kryetarin e saj dhe njëkohësisht eurodeputetin austriak, Lukas Mandl, si dhe të takojë bashkatdhetarët që jetojnë e veprojnë në Austri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments