Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaKonjufca i reagon deputetes së VV’së që i përshkroi me fjalë të...

Konjufca i reagon deputetes së VV’së që i përshkroi me fjalë të rënda homoseksualët

Kryeparlamentari Glauk Konjufca i ka reaguar deputetes së LVV-së, Labinotë Demi-Murtezi, e cila përdori fjalë të rënda për homoseksualët, duke deklaruar më tej se do të votojë kundër Kodit të ri Civil, i cili i hap rrugë martesave mes personave të gjinisë së njëjtë.

Demi-Murtezi e përmendi “mbrojtjen e moralit dhe shëndetit publik” për ta arsyetuar votën e saj kundër.

“Mbrojtja e moralit publik, shëndetit publik dhe mbrojtja e interesit më të mirë të fëmijëve e mbipeshojnë të drejtën e personave të komunitetit LGBTI për respektimin e jetës private dhe të drejtën e tyre për zyrtarizimin e lidhjes së tyre me martesë apo bashkësi civile”, tha ajo.

Në replikë, Konjufca i tha asaj se ky diskurs është i padrejtë dhe diskriminues.

“Megjithatë, të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë të mbrojtur prej diskriminimit dhe prej paragjykimeve. Prandaj mendoj që nëse në diskursin tonë për njerëz të cilët kanë orientime të ndryshme seksuale ndaj nesh, përdorim terma si ‘shthurje’, ‘degjenerim moral’ dhe ‘sëmundje’, unë mendoj që janë të padrejta dhe jam kundër këtij diskursi”, tha kryeparlamentari.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments