Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur lidhur me çështjen e dinarit, i cili në bazë të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, përjashtohet nga qarkullimi.

Në një prononcim për media, Konjufca  ka thënë se çështja për ndalimin e dinarit është veprim i drejtë i Shtetit të Kosovës, pasi sipas tij, askush nuk e di saktë se ku kanë shkuar dinarët e ardhur nga Serbia.

Sipas tij, miliona dinarë hyjnë me kombi në Kosovë dhe këtë ai e konsideron korrupsion.

Sa i përket dinarit, dinari ka qenë legal përgjatë gjithë kohës. Kështu duhet të trajtohet, për gjërat ilegale nuk ka nevojë me pas shumë negociata me askënd. Janë veprime të drejta të shtetit Kosovës, të domosdoshme, uën nuk mendoj që ka të bëjë shumë me shqetësimin e Serbisë sa i përket mbetjes pas pensione për serbët e Kosovës. Çështja ka të bëjë me cash-in, pa kurrfarë përgjegjësie, regjistri, askush s’e di ku shkojnë sakt, ne s’mund ta bëjmë krahasimin sa po hynë, një përqindje shpërndahet tea ta që sjellin dhe janë përgjegjës për me i kry detyrat e Beogradit në Kosovë. Mund të ketë manipulim, kësaj i vjen era korrupsion, që hynë miliona dinarë me kombi, me mjete të ndryshme Brenda vendit tonë, është e palejueshme. Thjeshtë, ështën jë lloj zyrtarizimi i krejt asaj që mund të vijë nga Serbia si ndihmë, nuk mund të vijnë cash, me thasë, e vetura, s’e di kërkush sa janë. Domethënë e para është dinari, por e dyta është korrupsioni, të dyja këto kombinohen, mendoj që ka qenë një process i domosdoshëm”,  ka thënë ai.

Pyetur nëse një çështje e tillë do të diskutohet në dialog, Konjufca është shprehur se nuk ka nevojë për negociata.

 

 

Mjekët e mësuesit kanë metë me të holla që dalin prej sistemit të Serbisë, por jo në kësi mënyre, me dinarë, valutë për transaksione ligjërisht është euro në Kosovë, asnjë monedhë tjetër. Jo kështu në mënyrë fizike, me vetura, me thasë, nuk ka kësi mënyra, nuk janë përmes formave bankare, institucionale të fiskalizuara, këtu ka gjithë mundësi për korrupsion. Kërkush nuk i jep përgjegjësi kërkujt, kërkund në Evropë nuk ka kësi metoda, me thasë me u shpërnda një pjese të popullatës para. Nuk mendoj që do të lëvizet prej kësaj, nuk mendoj që ka hapësirë për negociata që të jetë njëra prej temave”, është shprehur tutje Konjufca.

Kryekuvendari më tej ka thënë se përmes këtyre metodave, Beogradi ka sjellur para përmes zyrtarëve të Listës Serbe, të cilët kanë kërcënuar qytetarët serbë në Kosovë duke ua kërkuar besimin në këmbim të atyre të hollave.

Beogradi përmes metodave fizike të sjelljes së parave, mos harroni, kur juve ju del në konto përmes një mekanizmi të verbër banker, disa të holla, nuk mundet me ardhë një zyrtar i Listës Serbe me iu kërcënu, apo më ia marrë nënshkrimin që ju me qenë lojal ndaj Listës Serbe, këtë e ka synu Serbia. Nuk ka qenë valutë, ka qenë instrument që diksuh ta ka sjellë fizikisht prej Beogradit, disa zyrtar të Vuçiq përmes Listës Serbe, të kanë ardhë në shtëpi, të kanë këqyrë mrrollshëm, e e kanë lyp lojalitetin tënd. Po mundeni me kuptu që nuk është beteja ja mirëqënia , ja pensionet, por ushtrimi praktik, konkret, fizikisht te secila familjare nga Beogradi dhe Lista Serbe”, u shpreh ai.

Rregullorja e BQK-së, e cila kërkon që Euroja të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin, hyri në fuqi më 1 shkurt, me gjithë trysninë e madhe ndërkombëtare për shtyrjen e zbatimit të saj.