Agjencia Kundër Korrupsion(AKK) ka hasur në disa zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës(ATK) se kanë në pronësi biznese, e që paraqet konflikt interesi.
Për të parandaluar këto dukuri dhe të tjera është nxjerrë Rregullorja e Brendshme për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ATK.
Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj në një konferencë të përbashkët me drejtorin e AKK-së tha se përmes monitorimit me anë të kësaj Rrulloreje synojnë të parandalojnë çdo mundësi që zyrtarë të ATK-së të keqpërdorin pozitën e tyre zyrtare.
Derisa, drejtori i AKK-së, Havolli theksoi se si Agjenci kanë hasur që disa zyrtarë të ATK-së kanë në pronësi biznese dhe kjo sipas tij paraqet konflikt interesi.
Havolli tha se Rregullore parandalon shkeljet ligjore nga ana e punonjësve të ATK.
Përgjegjësi tjetër e ATK-së është edhe monitorimi i zbatimit të ligjeve nga bizneset dhe mbledhja e tatimeve nga to.