Sasi e madhe e lëndëve narkotike është sekuestruar së fundi nga Policia e Kosovës, pas një hetimi të gjatë në bashkëpunim me Prokurorinë.
Në një konferencë për media është theksuar se Policia e Kosovës, Njësia në Prishtinë ka realizuar operacionin e koduar Bardhoshi, meqë rast janë konfiskuar lëndë narkotike, janë arrestuar pesë persona të dyshimtë.
Nga Policia e Kosovës është thënë se hetimet për këtë rast kanë filluar katër muaj më parë, që kanë me arrestimin e pesë personave nën dyshimin për blerje, posedim dhe shitje të narkotikëve.
“Operacioni policor ka filluar në orët e pasdites së djeshme, ndërsa kishte dyshime të arsyeshme dhe është vërejtur se i dyshuari M.S me veturën e tij Golf 6 ngjyrë e bardhë po lëvizte në drejtim të Mitrovicës.Pasi që zyrtarët kanë bërë ndalimin e veturës dhe kanë kërkuar nga ai që të hapte bagazhin i njëjti me shpejtësi është nisur nga endi i ndaljes duke rrezikuar jetën e zyrtarëve policorë dhe duke vazhduar në shpejtësi të jashtëzakonshme ka aksidentuar pjesëmarrës dhe vetura të tjerë në komunikacion duke rrezikuar ata.Lidhur me këtë stacioni policor në Vushtrri ka iniciuar procedurat. Policia ka arritur të arrestojë 55 vjeçarin në Vushtrri.Pasi i njëjti kishte tentuar të ikë në këmbë. I njëjti është arrestuar dhe është vënë nën kontroll ku më pas është bërë kontrolli i veturës, paketime 18 copë marihuanë, rreth 20 kilogramë.Me këtë rast është bastisur shtëpia e të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë”, u tha në konferencën për media, transmeton lajmi.net.
Tutje është thënë se më pas policia ka vazhduar në fshatin Bardhosh në shtëpinë e të dyshuarit të dytë B.B, dhe në cilësi të provave janë gjetur 50 paketime të mbushura me marihuanë që po fshihen në bure dhe në një pjesë të bagazhit që ishte vendosur në afërsi të tyre.
Pesha e tyre ishte 55 kilogramë marihuanë.
“Në cilësi të provave edhe 193 fishekë të kalibrit AK-47, një pjesë përbërëse e pistoletë, një fotroll e pistoletës.Janë konfiskuar tri vetura, telefona celularë, 1600 euro, dhe mbi 1 mijë dinarë të Serbisë. Në lidhje me rastin e njëjta janë arrestuar në Prishtinë një kosovar S.H, S.S serb i Kosovës dhe D.M i moshës 40 vjeç nga Serbia.Ndaj të njëjtëve është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”.
Kurse është thënë se sot rreth orës 11:40 është arrestuar edhe i dyshuari i pestë.