Sot janë liruar tre policët kosovarë (Beqir Sefa, Mustafë Shemi dhe Rifat Zeka) që u kidnapuan nga forcat serbe më 14 qershor. Ata arritën në Kosovë përmes vendkalimit kufitar në Merdare.
Ndaj të njëjtëve, në seancën e sotme gjyqësore në Kralevë është konfirmuar aktakuza për veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse, e cila bart dënim me burg deri në 12 vjet.
Avokati i njohur kosovar dhe njohësi i së drejtës ndërkombëtare, Arsim Vranovci për Indeksonline tregon nëse rrezikohen ata në aspektin juridik.
“Sipas informatave, ata janë liruar në procedurë të rregullt, mirëpo jo nga ndjekja penale. Sidoqoftë, kjo nuk do të jetë problem sepse edhe nëse lëshon letërrreshtim ndërkombëtar Serbia, nuk pritet që të ketë pasoja ligjore apo që ata të ekstradohen në Serbia, ngase komuniteti transatlantik kanë kërkuar lirimin e tyre të pakusht ngase të njëjtit nuk kanë kryer asnjë vepër penale dhe se janë kindapuar brenda territorit të Republikës së Kosovës, për sigurinë e secilës, përgjegjës është KFOR-i”, thotë ai.
Tutje Vranovci thekson se lirimi i tyre ka ardhur edhe si rezultat i presionit të SHBA-së dhe BE-së.
Sipas avokatit, Serbia ka shkelur Kartën e Kombeve të Bashkuara, konkretisht Nenin 2, paragrafin 4.
“Lirimi i 3 policëve të Kosovës të kindapuar nga policia serbe është lajm i mirë. Lirimi tyre ka ardhur edhe si rezultat i presionit të SHBA-së dhe BE-së. Sqarimi qeverisë dhe ministrisë së punëve të brendshme tregon qartë që ata janë “arrestuar” Brenda teritorit të Republikës së Kosovës. Veprimi i Serbisë përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare, duke cenuar integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Po të kalonin kufirin e Kosovës policët Kosovar, atëherë ka mundur të akuzohen për veprën penale kalim të paautorizuar të kufinjëve nga ana e Serbisë, mirëpo ata janë kindapuar brenda teritorit të Republikës tonë, me ç’rast Serbia ka shkelur Kartën e Kombeve të Bashkuara, konkretisht Nenin 2, paragrafin 4 i cili thekson se “Të gjithë anëtarët do të përmbahen në marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare nga kërcënimi ose përdorimi i forcës kundër integritetit territorial ose pavarësisë politike të çdo shteti, ose në çdo mënyrë tjetër që nuk është në përputhje me qëllimet e Kombeve të Bashkuara”. Kjo nuk është shkelja e vetme, por shkelja kryesore”, u shpreh avokati.
Tre policët sot u pritën në takim edhe nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ai tha pas konfirmimit të aktakuzës, ndaj të njëjtëve do të vijojnë thirrjet dhe përndjekjet nga Serbi