Lidhja Demokratike e Kosovës përshëndet vendimin e sotëm të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, e cila me këtë akt ka vërtetuar përfundimisht ligjshmërinë dhe vlefshmërinë e votave të ardhura me postë nga mërgata jonë në përkrahje të LDK-së.
Ky vendim konfirmon edhe një herë se përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje për të kontestuar votën e lirë të qytetarëve ishin të pabaza dhe politikisht të motivuara.