Shkollat në komunat me shumicë serbe në Kosovë, po vazhdojnë procesin mësimor në mësim të rregullt. Kur shumica e kolegëve të tyre shqiptarë janë në grevë, mësimdhënësit serbë po japin mësim, ndonëse mendojnë se ky profesion duhet të ketë paga më të larta.
Mësimdhënësit dhe drejtuesit e shkollave thonë se mësojnë me sistem e planprogram të Serbisë, dhe paguhen nga atje.Sipas drejtorit të Gjimnazit në Llabnaselë, nuk kanë arsye për grevë, ngase nuk kanë probleme për organizimin e mësimit.
Mësimdhënësit serb nuk janë anëtarë të SBAShK-ut.