Wednesday, March 12, 2025
HomeLajmeKosovaKomuna në të cilën PDK-ja po prin me afër 60% të votave

Komuna në të cilën PDK-ja po prin me afër 60% të votave

Partia Demokratike e Kosovës është duke prirë bindshëm me numrin e votave të fituara në komunën e Kaçanikut.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Besim Ilazi i PDK-së është duke prirë me 58.21% të votave të numëruar deri më tani.

Pas tij renditet Jeton Raka i LVV-së me 24.38%.

Ndërkohë i treti është Shukri Luta me 9.74% të votave.

[20:37] PDK-ja e thellon rezultatin në Kaçanik

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar numërimin e votave të zgjedhjeve lokale që u mbajtën sot në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Deri në orën 19:57, sipas të dhënave të KQZ-së, në Kaçanik i pari me vota po prin Besim Ilazi i Partisë Demokratike të Kosovës, me 60.76% të votave, ose 1.533 vota.

I dyti renditet Jeton Raka i Lëvizjes Vetëvendosjes me 24.46% të votave, ose 617 vota.

I treti me vota në Kaçanik deri më tani është Shukri Luta, kandidat i pavarur me 7.61% të votave ose 192 vota.

I katërti është Shkelqim Jakupi i Lidhjes Demokratike të Kosovës me 6.18% të votave, ose 156 vota dhe i fundit renditet Kastriot Bushi me 0.99% të votave, ose 25 vota. /Express/

[20:12]  Këto janë rezultatet e para nga Kaçaniku

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar numërimin e votave të zgjedhjeve lokale që u mbajtën sot në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Deri në orën 19:57, sipas të dhënave të KQZ-së, në Kaçanik i pari me vota po prin Besim Ilazi i Partisë Demokratike të Kosovës, me 54.48% të votave, ose 286 vota.

I dyti renditet Jeton Raka i Lëvizjes Vetëvendosjes me 23.24% të votave, ose 122 vota.

I treti me vota në Kaçanik deri më tani është Shukri Luta, kandidat i pavarur me 12.76% të votave ose 67 vota.

I katërti është Shkelqim Jakupi i Lidhjes Demokratike të Kosovës me 9.14% të votave, ose 48 vota dhe i fundit renditet Kastriot Bushi me 0.38% të votave, ose 2 vota. /Express/

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments