Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se nga nesër do të rifillojnë pagesat e granteve për biznese pas përfundimit të krejt procedurave administrative.
Ahmeti tha poashtu se pagesat për COVID-19 do të procesohen më shpejtë pasi thesari i proceson ato më shpejtë.
Postimi i plotë:
Prej nesër do të rifillojmë pagesat e granteve për biznese pas përfundimit të krejt procedurave administrative. Do të mundohemi ti procesojmë sa më shpejtë edhe pse do të kryhen në grupe nga 100.
Pagesat për covid do të procesohen më shpejtë sepse thesari i proceson më shpejtë.
Ju falemnderit për mirëkuptimin!.