Komuna e Prishtinës ka njoftuar se me 8 qershor, duke filluar nga ora 10:00, do të organizojë diskutim të përgjithshëm publik, në sallën e Kuvendit Komunal.
Në këtë diskutim do të jenë të pranishëm: Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, Nënkryetarët Alban Zogaj dhe Donjeta Sahatçiu, Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Fehmi Kupina, bashkë me Drejtorët e Drejtoret e drejtorive përkatëse të Komunës së Prishtinës.
“Ju bëjmë thirrje qytetarëve të Kryeqytetit të marrin pjesë në këtë diskutim, si mundësi e mirë për hapjen e temave të rëndësishme të interesit të përgjithshëm për transformimin e Kryeqytetit”, thuhet në njoftimin e komunës.