Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKomuna e Prishtinës dhe kompania “Sallahu” ankohen në Komerciale për pezullimin e...

Komuna e Prishtinës dhe kompania “Sallahu” ankohen në Komerciale për pezullimin e punimeve në rrugën “A”

Komuna e Prishtinës dhe kompania “Sallahu” janë ankuar në Gjykatën Komerciale për vendimin e shkallës së parë për pezullimin e punimeve në rrugën “A”.

Këtë e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Komerciale, Albënora Bekteshi.

Ajo tha se ankesa është pranuar dje pasdite.

“Në referim të kërkesës tuaj, ju njoftoj se dje pasdite gjykata ka pranuar ankesë në rastin në fjalë. Ankesa është paraqitur nga Komuna e Prishtinës dhe Sallahu”, tha ajo.

Më 20 tetor, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi se shkalla e parë e Gjykatës Komerciale ka vendosur që të pezullojë punimet në rrugën “A”, për të cilën thoshte se do e zhbllokojë Prishtinën. Sipas tij me këtë vendim, është atakuar rëndë interesi publik i qytetarëve të Prishtinës.

“Sapo u njoftova nga mediet se shkalla e parë e Gjykatës Komerciale, paska marrë vendim në bazë të të cilit ka atakuar rëndë interesin publik të qytetarëve të Prishtinës, duke i ndaluar punimet në projektin më strategjik të Kryeqytetit dhe momentalisht të Kosovës, “Rrugën A” (Jim Xhema).”

Këtë vendim, Rama thotë se e ka marrë gjyqtarja Vlora Pacolli, motra e deputetes së VV’së, Fitore Pacolli.

“Vendimi i sotëm, i bazuar plotësisht në interesa politike dhe të grupeve të interesit, të cilat me çdo kusht po përpiqen ta bllokojnë transformimin e Prishtinës, është marrë nga, hiç më pak sesa motra e deputetes së VV-së Fitore Pacolli, gjyqtarja Vlora Pacolli.”

Ai tha se shpreson që Dhomat e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale nuk do të lejojnë cenimin e interesit publik për interesa të ngushta dhe inate politike, derisa kërkoi nga Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik, si palë direkte në këtë procedurë, të ankohet ndaj këtij vendimi të Komerciales.

Pas reagimeve të shumta për këtë vendim Gjykata Komerciale kishte dalë me një reagim ku thoshte se “retorika e mediave” dhe “deklaratat e politikanëve” mund të kenë ndikim në opinion publik dhe në besimin në institucionet gjyqësore, prandaj sipas Gjykatës është e rëndësishme të ndërtohet një kulturë e respektimit të vendimeve gjyqësore dhe mos paragjykimit të tyre.

Në reagimin e Gjykatës Komerciale thuhet se palët kanë të drejtë ankese në instancat më të larta gjyqësore prandaj s’duhet paragjykuar çështja pa marrë epilog përfundimtar.

Punimet për ndërtimin e rrugës “A” (pjesa e parë), që është rimëruar “Xhim Xhema” kanë nisur më 27 prill të këtij viti dhe parashihej që punimet të zgjasin 240 ditë apo tetë muaj, derisa kostoja e këtij projekti është mbi 8 milionë euro.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments