Komuna e Obiliqit, përmes drejtorisë së Administratës së Përgjithshme, ka njoftuar qytetarët se që nga data e sotme 01.07.2021 e deri më 31.08.2021, zgjatet orari i punës në Zyrën e Gjendjes Civile dhe në Zyrën Pritëse nga ora: 8:00 deri në ora 18:00.
Po ashtu, hapësira në pjesën e përparme në oborrin e komunës lëshohet në shfrytëzim të parkingut për bashkatdhetarët. Hapësira lejohet për shfrytëzim 24 orë pa pagesë.
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka uruar pushime të këndshme bashkëatdhetarëve dhe njëkohësisht është shprehur se muaji korrik dhe gusht janë muaj të diasporës sonë shqiptare.
Shkrimi i plotë i kryetarit Gashi:
“Bashkëatdhetarë, mirë se erdhët në vendlindje!
Muaji korrik dhe gusht janë muaj të diasporës sonë shqiptare, kësisoj duke filluar nga data e sotme 1 korrik 2021 deri me datën 31 gusht 2021, kemi bërë zgjatjen e orarit të punës deri në ora 18:00 për Zyrën e Gjendjes Civile dhe Zyren Pritëse të komunës së Obiliqit, për të kryer shërbime për qytetarët e në veçanti për bashkëatdhetarët tanë.
Po ashtu, hapësira në pjesën e përparme të oborrit të komunës lëshohet në shfrytëzim të parkingut për bashkatdhetarët.Hapësira lejohet për shfrytëzim 24 orë pa pagesë!
Mërgatë shqiptare, ju uroj pushime të këndshme në vendlindje!
Xhafer Gashi”