Komuna e Malishevës tashmë ka ekzekutuar pagesat prej 100 euro për 110 nëna që kanë lindur fëmijë.
Sipas njoftimit të Komunës së Malishevës, shuma e përgjithshme që është paguar, është 11 mijë euro.
“Në kuadër të zbatimit të vendimit për përkrahjen e nënave që lindin fëmijë, Komuna e Malishevës në katër mujorin e dytë të këtij viti ka përkrahur edhe 110 nëna të cilat kanë aplikuar për përkrahje”, thuhet në njoftim.
Poashtu është bërë e ditur se kanë përfunduar pagesat edhe për të gjitha ato nëna të cilat kanë aplikuar dhe aktualisht nuk ka asnjë aplikim ku nuk janë ekzekutuar mjetet në shumë prej 100 eurove.