“Me qëllim të mbështetjes së nënave lehona, Komuna e Gjilanit ka vendosur të subvencionoj me nga 100 euro për lindjen e parë, për lindjen e dytë 200 euro, lindjen e tretë 300 euro, lindja e katërt me nga 400 euro, për lindjen e pestë 500 euro dhe lindjet e mëtejme plus nga 100 euro”, thuhet në vendimin e komunës së Gjilanit.
Komuna e Gjilanit u bënë thirrje për aplikim, për mbështetje financiare nënave lehona, banore të kësaj komune, për të gjithë fëmijet e lindur nga data 01.01.2024 .
“Duke u bazuar në vendimin e Kuvendit të Komunës së Gjilanit me numër 01/016-27869 të datës 14.03.2024, Komuna e Gjilanit bie këtë: THIRRJE PUBLIKE Për aplikim për mbështetje financiare për nënat lehona banore të Komunës së Gjilanit, për të gjithë fëmijët e lindur nga data: 01.01.2024 e deri më datë: 31.12.2024”, thuhet në vendimin e Komunës së Gjilanit.
Kriteret e kualifikimit:
Nëna duhet të jetë banore e përhershme e Komunës së Gjilanit
Fëmija duhet të jetë i lindur nga data 01.01.2024 e deri në ditën e aplikimit
Fëmija duhet të jetë i lindur brenda territorit të Kosovës (në spital publik apo privat, në Gjilan apo qytet tjetër, por jo jashtë shtetit).
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
Kopje të letërnjoftimit (për të dy prindërit); Ekstrakti i lindjes së fëmijës; Çertifikata e bashkësisë familjare, Prindërit e kurorëzuar duhet të dorëzojnë certifikatën e kurorëzimit, ndërkaq ata që nuk janë të kurorëzuar duhet të sjellin ekstraktet e tyre të lindjes: Certifikata e vendbanimit: Konfirmimin e xhirollogarisë bankare aktive të aplikuesit/paraqitësit të kërkesës në njërën prej bankave të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës (njëri nga prindërit).