Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaKomuna e Dragashit ka disa njoftime të rëndësishme për qytetarët

Komuna e Dragashit ka disa njoftime të rëndësishme për qytetarët

Komuna e Dragashit ka formuar Shtabin Komunal të Emergjencave si dhe Komisionin Komunal për Vlerësimin e Dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

Ata kanë disa informacione të rëndësishme për qytetarët e kësaj komune.

Postimi i plotë, dhe informatat e detajuara:

1. Nën kryesimin e kryetarit të Komunës, Qeveria Komunale ka formuar Shtabin Komunal të Emergjencave si dhe Komisionin Komunal për Vlerësimin e Dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, në ekonomitë familjare, bizneset, sipërfaqet bujqësore, objektet fetare, infrastrukturën publike etj.;

2. Komisioni Komunal, nga data 28.06.2024 është duke bërë vlerësimin e dëmeve në infrastrukturë rrugore, kanalizime, ura dhe mure mbrojtëse, në fshatrat Kuk, Kosavë, Bresanë, Blaç, Zaplluxhe, Kuklibeg, Pllajnik, Qollopek, Radeshë etj.;

3. Nga dita e hënë do të fillojë vlerësimi i dëmeve të ekonomive familjare, bizneseve, bujqësi, blegtori etj.;

4. Gjithashtu, u bëhet thirrje qytetarëve, fermerëve, bizneseve private etj., që të bëjnë incizimin dhe fotografimin e dëmeve para se të vazhdohet me sanimin e dëmeve në terren;

5. Qytetarët e fshatrave Bresanë, Kuk dhe Kosavë, të mos përdorin ujin e ujësjellësit për pije dhe përgatitje të ushqimit, deri në një njoftim tjetër;

6. Qytetarëve të cilëve u ka depërtuar uji në dhoma, bodrume etj., dhe të cilët nuk kanë mundësi që ta nxjerin ujin jashtë, mund të thirrin Shërbimin e Zjarrfikësve për t’u dalë në ndihmë (Tel: 049 773 777);

7. Qytetarëve të cilëve u janë dëmtuar orenditë nga vërshimet dhe duan t’i qesin jashtë përdorimit, t’i dërgojnë në deponinë legale komunale dhe assesi të mos i gjuajnë në natyrë;

8. Të gjithë personave të cilëve u është shkaktuar çfarëdo lloj dëmi nga vërshimet, të paraqesin kërkesën te kryetari i fshatit ose në Komunë, në Zyrën e Pritjes, për të dalë Komisioni Komunal për Vlerësimin e Dëmeve në vend të ngjarjes. Kërkesa duhet t’i përmbajë këto të dhëna: Emri dhe Mbiemri, lagjja, fshati, numri i telefonit, lloji i dëmit (dëm në ekonomi familjare, bujqësi, blegtori, biznes etj.) dhe vendi ku është shkaktuar dëmi.

Shtabi Komunal i Emergjencave.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments