Hajdari ka thënë se janë zotuar se do të investojnë dhe zhvillojnë biznesin e tyre në Kosovë.

“Me delegacionin e kompanisë “Lidl” u përshendetëm me zotimin që do të investojnë dhe zhvillojnë biznesin e tyre në Kosovë, gjersa konkluduan se Kosova ka shumë potenciale konkurruese për investime dhe ndër të tjera, është vendi me sistemin më të mirë tatimor në botë”, u shpreh ajo.

Tutje ka shtuar se me delegacionin e “Lidl” kanë viztuar tri lokacionet strategjike të përshtatshme për qendrën e ardhshme në Kosovë.

“Me delegacionin e kompanisë në fjalë vizituam edhe tri lokacione strategjike të propozuara nga kolegët e KIESA-s, të përshtatshme për qendrën e ardhshme logjistike të kompanisë  “Lidl” në Republikën e Kosovës, pas bisedës së tyre më prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit dhe pijeve, potencial i mirë për furnizim për kompaninë  “Lidl” dhe exporte në  botë”, theksoi ministrja.

Ndryshe, “Lidl” GmbH & Co KG, është një zinxhir ndërkombëtar gjerman i shitjeve me pakicë me zbritje që operon mbi 11,000 dyqane në të gjithë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara.

Selia e saj kryesore ndodhet në Neckarsulm, Baden-Württemberg – kompania i përket Grupit Schwarz, i cili gjithashtu operon zinxhirin e hipermarketeve Kaufland.

“Lidl” është themeluar në vitin 1973 dhe aktualisht me shtrirje në 31 shtete të botës.