Monday, September 16, 2024
HomeLajmeKosovaKomisioni për unifikim të çmimit të barnave “i shpërbërë’’

Komisioni për unifikim të çmimit të barnave “i shpërbërë’’

Ndonëse ka hyrë në fuqi tash e një vit, vendimi për unifikimin e barnave nuk ka filluar implementimin akoma.

Madje ky vendim po rishqyrtohet për shkak të vërejtjeve, e rritjes së madhe të çmimit të produkteve medicinale.

Mirëpo veç kësaj, në komisionin i cili është i përzgjedhur nga Ministria e Shëndetësisë për të përcaktuar çmimin e tyre, sipas Odës së Farmacistëve, nuk ka përfaqësues nga ana e tyre.

“Ne në kuadër të këtij vendimi për përcaktimin e komisionit i cili ka përcaktuar çmimet kemi pasur një anëtar tonë por që çuditërisht ai anëtar i yni është larguar nga ana e Ministrisë pa na u dhënë asnjë lloj shpjegimi, ku kemi bërë vazhdimisht kërkesë, kemi dërguar email në drejtim të ministrit dhe letër zyrtarisht të protokoluar por që ende nuk kemi marrë një përgjigje nga ta se pse është larguar anëtari ynë”, ka thwnw Kadri Bytyqi nga Oda e Farmacistëve të Kosovës.

Ndërsa për Tëvë1, Ministria e Shëndetësisë deklaroi se anëtari i OFK-së ka penguar punën e këtij komisioni.

“Pas kërkesës së anëtarëve të komisionit për ndërrimin e anëtarit të OFK-së, është paraqitur kërkesa për zëvendësimin e anëtarit të komisionit. Ky anëtar është larguar për arsye të pengesës në punën e komisionit dhe jo për shkak se ishte i deleguar nga oda. Zëvendësimi i çdo anëtari të komisionit bëhet me vendim të Ministrit”, thuhet nga MSH.

Nga kjo ministri bëjnë të ditur se anëtarët farmacistë që janë pjesë e Komisionit për përcaktimin e çmimit të produkteve medicinale, janë po ashtu anëtarë të OFK-së.

Kurse njohësi i shëndetësisë në vend, Bujar Vitia, ka një thirrje për të dy institucionet.

“Është shumë e rëndësishme që Ministria e Shëndetësisë të sigurojë këtë proces transparent dhe të sigurt dhe të mos ketë konflikte të interesit nga çfarëdo anëtar të mundshëm. Por në të njëjtën kohë edhe Odat  e profesionistëve shëndetësorë edhe institucionet dhe organizatat tjera duhet të sigurohen që të dërgojnë përfaqësuesit e tyre kredibil në mënyrë që të mos dëmtohet proces”, ka thwnw Vitia.

Në majin e këtij viti është emëruar komisioni për përcaktimin e çmimeve për produkte medicinale, në përbërje prej kryesueses, gjashtë anëtarëve dhe pesë sekretarëve teknik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments