Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaKomisioni për Çështje të Sigurisë do të ketë prioritet përzgjedhjen e komisionerit...

Komisioni për Çështje të Sigurisë do të ketë prioritet përzgjedhjen e komisionerit për Informim dhe Privatësi

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë bërë sot konstituimin e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në të cilin kanë thënë se e kanë prioritet çështjen e përzgjedhjes së komisionerit për Informim dhe Privatësi.

Kryetari i komisionit, Bekë Berisha tha se përzgjedhja e komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi është çështje që duhet të procedohet më shpejtë meqë ka mbetur e pazgjidhur nga legjislatura e kaluar.

“Çështja që ka mbetur e pazgjidhur dhe është e nevojshme që shpejt të kryhet është përzgjedhja e komisionerit të agjencisë për informim dhe privatësi. Duke qenë se është në kompetencë të komisionit tonë do të duhet që të procedojmë sa më shpejtë”, tha Berisha.

E sipas deputetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexha është e nevojshme të ketë diskutim në mbledhjen e ardhshme të komisioni lidhur me këtë çështje.

“Ka pas një dakordancë të të gjitha subjekteve politike për me ndryshua këtë, sepse Kuvendi ka dështuar disa herë për me zgjedhë, normalisht me bojkotin të herë njërës dhe herë tjetrës parti dhe është mirë në mbledhje ne ardhshme ne me pas një diskutim… Ajo çka është më rëndësi, se në çfarë forme ne e procedojmë këtë gjë përpara në fund të ditës është më rëndësi që Kuvendi i Kosovës me zgjidhë personin i cili e merr këtë përgjegjësi. Shpresoj që ky komision do të jetë arënë e debatit konstruktiv e jo përplasjeve partiake”, tha Rexha.

Konstituimi i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes u bë me Bekë Berishën kryetar, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Enver Dugolli zëvëndëskryetar nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, Arbër Rexha, Mefail Bajçinovci anëtarë nga Lëvizja Vetëvendosje, Abelard Tahiri dhe Elmi Reçica nga Partia Demokratike e Kosovës, Anton Quni nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Slavko Simiq nga Lista Serbe, ndërsa Grupi Multietnik ende nuk e ka bërë të ditur anëtarin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments