Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaKomisioni për buxhet, punë dhe transfere shqyrton Projektligjin për noterinë, dhe raporte...

Komisioni për buxhet, punë dhe transfere shqyrton Projektligjin për noterinë, dhe raporte të tjera

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot do të mbajë mbledhje.

Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit funksional për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes për Projektligjin për Këshillin e Sigurisë të Republikës së Kosovës, si dhe do të shqyrtohet raporti më amendamente i komisionit funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim për Projektligjin për Rrugët.

Në rendin e ditës është edhe shqyrtimi i raportit me amendamente për Projektligjin për Noterinë, shqyrtimi i raportit më amendamente i Komisionit funksional për Mandate Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, dhe shqyrtimi i raportit më amendamente i Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për Projektligjin për Zyrtarët Publik.

Po ashtu në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i raportit vjetor financiar i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2023 dhe shqyrtimi i raportit vjetor i Komisionit Rregullativ i Prokurimit Publik për vitin 2023.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments