Pak orë pasi u shkarkuar nga pozita e trajnerit të Genoa, Andriy Shevchenko ka filluar të lidhet me një punë të re të mundshme.
Ikona ukrainase nuk pati aventurë aq të mirë në Serie A, si kryetrajner i skuadrës së Genoa. Ai u shkarkua sot nga pozita e trajnerit.
Por, Nicolo Schira shkruan se situatën me kujdes po e përcjell kombëtarja e Polonisë.
Gazetari italian bën të ditur se Federata e Futbollit e Polonisë ka treguar interesim për Shevchenko.
Ata duan ta kenë ukrainasin në postin e trajnerit të kombëtares. Thuhet se negociatat veçse kanë filluar.
Shevchenko dëshmoi vetën si të suksesshëm në nivel kombëtaresh, duke drejtuar për mrekulli Ukrainën.