Dardanët nesër do të zhvillojnë një duel miqësorë.
Kombëtarja e Kosovës e pret në “Fadil Vokrri” Jordaninë në sfidën që luhet nesër nga ora 18:00.
Ekipi kosovar është duke u drejtuar nga përzgjedhësi Primoz Gliha që do të jetë në krye të ekipit për këto dy duele.
Edhe në stërvitjen e sotme trajneri Gliha u përqendrua në taktikën e lojës, teksa punoi veçmas në repartin e mbrojtjes dhe atë të mesfushës.
Për Kosovën nesër do të kenë mundësinë të paraqiten disa futbollistë që nuk kanë luajtur shumë në duelet e kaluara, dhe do të jetë një mundësi e mirë për ta që të shfaqin potencialin e tyre.
Pas kësaj miqësoreje, Kosova udhëton për në Athinë ku do të takohet me Greqinë të dielën në duelin e fundit të kualifikimeve të Kupës së Botës.