Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaKoci tregon se pse Stanishiqi u dënua veç 20 vite për vrasjen...

Koci tregon se pse Stanishiqi u dënua veç 20 vite për vrasjen e 13 kosovarëve

Avokati, Arianit Koci, ka shpjeguar pse ligjërisht krimineli serb, Goran Stanishiq, është dënuar me vetëm 20 vjet burg për vrasjen e 20 shqiptarëve.

 

Në një postim në Facebook, Koci ka thënë se ndaj kryerësit të veprës penale aplikohet ligji i cili ishte në fuqi në momentin e kryerjes së veprës penale.

Ai ka thënë se meqenëse Stanishiq akuzohej për kryerjen e veprave penale në kohën e Ish-Jugosllavisë, atëherë aplikohet ligji i cili ka qenë në fuqi atëherë.

Siç ka sqaruar Koci, në atë kohë, ka ekzistuar dënimi me vdekje i cili është suprimuar dhe ka mbetur si alternativë dënimi më i larti prej 20 viteve.

Postimi i plotë:

Se u dënua krimineli serb me vetëm 20 vite burg, për vrasjen e 13 shqiptarëve?

1.

Sot gjykata e shpalli fajtor të akuzuarin Goran Stanishiq për krimet e luftës dhe e dënoi me 20 vite burgim.

Në 4 pika të aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, Stanishiqi u ngarkua për krimet e kryera në fshatin Sllovi, komuna e Lipjanit, kur me datën 15 prill 1999 i njejti, në cilësinë e policit rezervë ka marrë pjesë në:

– vrasjen e 13 civilëve shqiptarë dhe plagosjen e një vajze të re;

– dëbimin e popullatës shqiptare; dhe

– djegien e shtëpive të tyre dhe vrasjen.

2.

Sipas standardeve të njohura ndërkombëtare si dhe në bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosoves ndaj kryesit të veprës penale aplikohet ligji i cili ishte në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale si dhe ligji i cili është më i favorshëm për të akuzuarin.

Meqenëse krimet e luftës janë kryer në Kosovë në kohën kur në fuqi ishte Kodi Penal i Jugosllavisë, ndaj kryesve të krimeve të luftës në Kosovë aplikohet ai ligj.

3.

Në Kodin Penal të Jugosllavisë, më herët ka egzistuar dënimi me vdekje. Në ndërkohë, i njejti është suprimuar dhe ka mbetur si alternativë dënimi prej 20 viteve si dënim maksimal. Kjo është koha kur Stanishiqi i ka kryer krimet.

Duhet theksuar se atë ligj e aplikojnë edhe të gjitha vendet në rajon ( ish Republikat e YU) që ishin të përfshira në luftë dhe në rastet e krimeve të luftës nuk e kalojnë limitin ligjor prej 20 vite burgim, sepse në atë kohë ky ishte dënimi maksimal që mund të shqiptohej.

4.

Në rastin konkret, gjykata jonë ndaj një krimineli lufte ka shqiptuar dënimin maksimal të mundshëm.

5.

Personalisht, jam pro ndryshimeve rrënjësore në sistemin gjyqësor kosovar.

Por në rastin konkret, më duhet të them që trupi gjykues në përbërje të Valon Kurtaj – kryetar, dhe Musa Konxheli dhe Valbona Selimaj – gjykatës, e kanë kryer punën shumë mirë.

Posaqërisht duhet lavdëruar punën e gjyqtarit Kurtaj.

Natyrisht, nuk duhet harruar puna fantastike e prokurores speciale Drita Hajdari: pretendimet në aktakuzë u vërtetuan në tërësi nga ana e gjykatës.

6.

Tani është paraparë dënimi me burgim të përjetshēm.

Prandaj, hipotetikisht, po të kryheshin veprat e njeta penale tani nga ana e Stanishiqit, i njejti do të dënohej me burgim të përjetshëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments