Saturday, November 23, 2024
HomeSportKlubi nga Bundesliga kërkon yllin e Arsenalit

Klubi nga Bundesliga kërkon yllin e Arsenalit

Skuadra nga Bundesliga po e shqyrton mundësinë të bëjë një ofertë për sulmuesin e Arsenalit, raporton ‘The Sun’.

 

Borussia Monchengladbach po shqyrton një ofertë në janar për t’i ofruar Eddie Nketiah një rrugëdalje nga zhgënjimi i tij në Arsenal.

Nketiah e ka nisur dobët sezonin në Londrën Veriore pasi ka bërë vetëm dy paraqitje këtë sezon dhe e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet për të mirën e karrierës së tij.

Kontrata e 22-vjeçarit skadon në fund të sezonit, por trajneri Mikel Arteta u detyrua ta mbante atë në Emirates verën e kaluar për shkak të mungesës së sulmuesve që ishin disa me lëndime.

Sidoqoftë Arsenali dëshiron që anglezi U-21 të nënshkruajë një marrëveshje të re për të mos ikur falas, megjithatë anglezi duket se e ka ndarë mendjen e tij për largim nga kampi londinez për të luajtur diku minuta të rregullta.

Klubi gjerman Gladbach raportohet se mund t’i ofrojë këtë sulmuesit dhe do të jetë i lirë të flasë me lojtarin në janar, sepse marrëveshja e tij skadon në verë.

Marrëveshja ekzistuese e Nketiah përfundon në qershor, megjithëse klubi i tij i ardhshëm do të duhet të paguajë kompensimin e ‘Topçinjve’ për zhvillimin e lojtarit.

Sulmuesi ishte i lidhur me ekipe të ndryshme gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, duke përfshirë Crystal Palace.

Por një lëvizje nuk u materializua kurrë dhe ai mund të negociojë kontratën e tij të ardhshme me klubet e huaja – që do të fillojë në korrik – nga janari.

Situata e Nketiah, pra, mund t’i detyrojë ‘Topçinjtë’ të pranojnë një tarifë të ulët transferimi këtë dimër – duke i vënë kërkuesit në alarm të kuq.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments