Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaKlubi i Biznesit për UA për vendosjen e kuotave tatimore në import:...

Klubi i Biznesit për UA për vendosjen e kuotave tatimore në import: Ndërhyrje e drejtpërdrejtë në ekonominë e lirë të tregut

Klubi i Biznesit ka reaguar për udhëzimin administrativ të Qeverisë për vendosjen e kuotave në import.

Ky klub ka thënë se kjo është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në ekonominë e lirë të tregut.

“Udhëzimi administrativ Nr. O6/2024 i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e kuotave në import përbën një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në ekonominë e lirë të tregut. Klubi i Biznesit dhe anëtarët e tij kundërshtojnë fuqishëm një vendim të tillë dhe i bëjnë thirrje qeverisë të rishikojë këtë çështje me seriozitet. Një vendim i tillë jo vetëm që prek funksionimin e një ekonomie të lirë, por gjithashtu sjell efekte anësore me pasoja negative. Në modelin ekonomik të garantuar nga Kushtetuta e Kosovës, masa të tilla janë në kundërshtim të hapur me parimet themelore të ekonomisë së lirë të tregut.”

“Ne kemi kërkuar në mënyrë të vazhdueshme dialog të mirëfilltë publiko-privat për çështjet ekonomike, dhe ky vendim është shembulli i mungesës së këtij dialogu. Sektori privat, si shtylla kryesore e ekonomisë dhe kontribuesi më i madh në buxhetin shtetëror, duhet të ketë një zë të rëndësishëm në politikëbërjen ekonomike, me qëllim që këto politika të çojnë drejt prosperitetit dhe zhvillimit ekonomik, ku konkurrenca e lirë dhe e barabartë janë parësore.”Klubi i Biznesit i ka bërë thirrje qeverisë që ta rishikojë këtë vendim që sipas tyre “minon ekonominë e lirë, një e drejtë e garantuar nga Kushtetuta”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments