Të dielën në Keqekollë, u bë zbulimi i Lapidarit Përkujtimor te Njësisë së UÇK-se “Buna 29”
Me nostalgji, po e kujton shtëpinë e vjetër.
Kjo pasi dy dekada më parë, Bajram Januzi, largoi familjarët nga shtëpia, e atë ia lëshoi njësitit “Buna-29” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kësisoj, shtëpia e familjes Januzi që ishte në këtë vend, u bë edhe baza e parë e UÇK-së në Gollak.
Elmaz Januzi, djali i madh i Bajramit tanimë të ndjerë, thotë se dëshira për t’i dalë në ndihmë vendit, ishte më e madhe, sesa frika nga vdekja.
Në këtë shtëpi, u organizuan dhjetëra aksione kundër forcave serbe dhe u mjekuan shumë ushtarë që vinin të plagosur kryesisht nga Zona e Llapit.
Pavarësisht se organizonin disa aksione brenda ditës, sipas Bajrush Kamerit, komandant të njësitit “Buna 29”, këtu nuk u vra as edhe një ushtarë i UCK-së.
E në konakun e Bajram Januzit, luftëtarët e këtij njësiti, u kthyen edhe një herë të dielën, pas dy dekadave.
Nën emocione, ish-komandati i Brigadës 153, Adem Shehu, tha se njëjtë me UCK-në, nuk kaluan këtu forcat serbe.
E këto fjalë i emocionuan edhe gjeneratat e reja.
Ndërkohë, fjalë të mëdha për djemtë e njësitit “Buna-29”, erdhën edhe nga Shqipëria.
Por, ish-ushtarët e këtij njësiti, fjalë të tilla miradije, nuk patën për nivelin lokal e qendror, të cilët sipas tyre, e harruan Gollakun.
Ndërkohë pas fjalimeve, në lagjën e Cërvadikëve në Keqekollë, u bë edhe zbulimi i Lapidarit Përkujtimor të Njësitit “Buna-29”.
E në këtë ngjarje, nuk munguan as tingujt e muzikës patriotike..
Por, as ajo popullore..