Kompania ruse e prodhimit të veturave luksoze Aurus, e para e tillë që prej rënies së Bashkimit Sovjetik, e hapi sallonin e parë në Moskë.
Çmimi i modelit të cilin e zgjodhi Presidenti Vladimir Putin është 274 mijë dollarë.
Shteti rus ka investuar mbi 189 milionë dollarë në kompaninë Aurus që nga 2013. Veturën e dizajnoi Instituti Kërkimor Rus, i njohur me shkurtesën NAMI.

Në ceremoninë e atëherëshme u prezantua modeli i Senat i kompanisë Aurus.

