Ditën e sotme është mbajtur debat parlamentar në Kuvendit të Kosovës, thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për çështjen e gazit amerikan.
AAK bashkë me mocionin përmbajtësor kishte propozuar edhe një rezolutë.
Rezoluta e cila u propozua nga AAK u votua në Kuvendin e Kosovës dhe me që 46 deputetë të pushtetit votuan kundër, kjo rezolutë nuk u miratua.
Ishte zoti Haradinaj i cili pothuajse në fund të seancës pak para votimit të rezolutës kërkoi nga grupet parlamentare që të uleshin të diskutonin dhe të dakordoheshin për tekstin por që LVV ishte në kundërshtim të plotë me këtë dhe vendosën që të votonin kundër, për arsye që kjo rezolutë të mos miratohej nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Ja Rezoluta e propozuar nga AAK dhe e përkrahur nga e tërë opozita: 1.Obligohet Qeveria e Kosovës të përcaktohet për alternativat strategjike të furnizimit me energji dhe në afat sa më të shkurtër ta revidoj Strategjinë e Energjisë të Republikës së Kosovës 2017-2026.2. Ta informojë Kuvendin e Republikës së Kosovës për alternativat e furnizimit me energji me informata të detalizuara ekonomike dhe strategjike.
3. Të bashkëpunojë me MCC si Agjenci Federale e SHBA-të që të zgjidhen sa më parë dilemat e panevojshme të cilat i keni vendos me veprimet e fundit.
4. Të merren veprime konkrete për të mundësuar që buxheti prej 200 milion i destinuar nga Administrata Biden të shfrytëzohet sipas marrëveshjeve të deritashme me MCC dhe
studimeve që janë bërë nga ata deri me tani.5. T’i kërkoni falje Administrates Biden, Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe qytetarëve të Kosovës për dëmtimet eventuale të raporteve me SHBA-të dhe të merrni veprime konkrete për rivendosjen e raporteve të sinqerta.