Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19,.
Viktimë është një burrë i moshës 70-79 vjeçare nga Prishtina.
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar edhe 41 raste të reja me COVID-19.
9 raste të reja janë të moshës 0-9 vjeçare, 5 të moshës 10-19, 6 të moshës 20-29 dhe 11 të moshës 30-39 vjeçare.
Prishtina prinë me numrin më të madh të rasteve të reja me 16 raste, pastaj Prizreni me 6 dhe Gjilani me 4.