Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit është regjistruar një rast i vdekjes dhe 17 raste të reja me COVID-19.
Në mesin e 17 rasteve të reja të infektimit janë edhe dy fëmijë të moshës 0-9 vjeçare, shkruan lajmi.net.
Tre të infektuar të tjerë i takojnë moshës 10-19 vjeçare, ndërsa të infektuarit e tjerë i takojnë moshës mbi 20-vjeçare.
Sipas njoftimit të MSH-së, mosha e viktimës nga COVID-19 i takon grupmoshës 60-69 vjeçare.