
Njomza Olluri – Gashi dhe vajza e saj Olta janë dy viktimat e sotme kosovare, të cilat humbën jetën si pasojë e aksidentit që ndodhi gjatë orëve të hershme të mëngjesit në Kroaci.
Nga ky aksident, edhe burri i saj Safet Gashi dhe djali i tyre, mbetën të lënduar rëndë, shkruan KlanKosova.
Kjo familje nga Pjetërshtica e Shtimes, me vendbanim në Abensberg, ishin nisur për në Kosovë nga Gjermania.
Derisa nga po ky aksident pati edhe një tjetër të vdekur, i cili është një kroat nga Zara.