Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKjo është agjenda e takimeve të zyrtarit të lartë amerikan sot në...

Kjo është agjenda e takimeve të zyrtarit të lartë amerikan sot në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot pret në takim Ndihmës Sekretarin për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA-ve, Todd D. Robinson.

Robinson ka arritur dje në Kosovë. Sipas njoftimit të Ambasadës amerikane, Robinson me të arritur është ndalur në pikën kufitare të Vërmicës për të diskutuar rolin e bashkëpunimit kufitar në luftimin e krimit të organizuar dhe trafikimit ndërkombëtar.

Agjenda për sot

Robinson sot në orën 10:00 do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Më pas, të dy pritet të mbajnë edhe një konferencë për media.

Nga sot deri më 22 mars, Robinson do të qëndrojë për në Prishtinë, ku do të takojë Presidenten Vjosa Osmani dhe partnerët e INL-së në mbështetje të forcimit të sundimit të ligjit dhe sektorëve të drejtësisë”, thuhet në agjendën e z.Robinson për vizitat në Kosovë dhe Shqipëri.

Gjithashtu, ai sot bashkë me përfaqësues të Sitemit gjyqësor, prokurorial e ata të shërbimit korrektues, do të ketë një takim ku pritet të nënshkruhet marrëveshja për pranim-dorëzimin e pajisjeve audio dhe video-incizimeve që do të përdoren për regjistrimin e seancave gjyqësore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments