Sot në Bruksel, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të takohen në takimin e radhës të nivelit të lartë Kosovë – Serbi në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Në këtë takim, Kurti e Vuçiq do të priten nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian Josep Borrell dhe përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Liderët do të zhvillojnë një takim të përbashkët me liderët duke filluar nga ora 18:00. Takimi do të fokusohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Palët pritet të mriatojnë Deklaratën për Personat e Zhdukur si pikë të parë të rendit të ditës, e cila do të pasohet nga prezantimi/diskutimi mbi draft-statutin e parë të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.
Palët do të kenë gjithashtu mundësinë të diskutojnë çështje aktuale politike me rëndësi.
Në fund të takimit, do të ketë një deklarim për media nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së.