Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKirurgët e QKUK-së të prekur nga Vjosa Osmani: Injoroi dhe nënçmoi kolegjiumin...

Kirurgët e QKUK-së të prekur nga Vjosa Osmani: Injoroi dhe nënçmoi kolegjiumin e kirurgëve

Kirurgët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë dal me një reagim të ashpër ndaj presidentes Vjosa Osmani, e cila zgjodhi një institucion privat për të kryer një operacion.

Këtë e ka bërë të ditur, gazetari Bijar Vitija përmes një postimi në Facebook.

Në një reagim të nënshkruar nga 18 kirurgë, është shprehur indinjata e tyre për anashkalimin e institucionit publik, në këtë rast Klinikës së Kirurgjisë Abdominale në QKUK, nga Presidentja Osmani.

“Duke u bazuar në situatën aktuale Kolegjiumi i Kirurgëve të Kosovës reagon ndaj anashkalimit të Presidentes së Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani, që i ka bërë këtij institucioni duke mos kërkuar trajtim shëndetësor në institucionin tonë, por pa u konsultuar fare me personelin udhëheqës,  ka marr trajtim shëndetësor jashtë SHSKUK-së”, thuhet në këtë reagim.

Kirurgët kanë deklaruar tutje se operacioni për heqjen e tëmthit është një procedurë rutinë që kryhet në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale që nga viti 1999 me përqindje të suksesit 99.9 për qind.

“Injorimi dhe nënçmimi që presidentja i ka bërë kolegjiumit të Kirurgëve e në veçanti institucionit mbi të cilat udhëheq është e papranueshme për të gjithë”, thuhet në reagim.

Krejt në fund kirurgët i kanë uruar shërim të shpejt Presidentes Osmani duke kërkuar që në të ardhmen të mos anashkalohet sektori publik.

Mbrëmë Presidentja Vjosa Osmani ka kryer një intervenim për heqjen e tëmthit (idhzës) në spitalin privat “Aloka” në Prishtinë.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments