Ushtria e Kinës tha të mërkurën se dërgoi avionë luftarakë për ta vëzhguar dhe paralajmëruar një avion patrullues të marinës amerikane, i cili fluturoi mbi Ngushticën e ndjeshme të Tajvanit, pak javë para zgjedhjeve në Tajvan.
Kina pretendon se ka sovranitet mbi Tajvanin demokratik, dhe thotë se ka juridiksion mbi ngushticën e tij, po ashtu.
Lexo Edhe:
Tajvani dhe Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë këtë dhe thonë se Ngushtica e Tajvanit është rrugë ujore ndërkombëtare.
Marina amerikane tha se avioni i saj P-8A, i cili përdoret edhe për misione ant-nëndetëse, fluturoi mbi ngushticën në hapësirën ajrore ndërkombëtare.
“Kalimi i avionit nëpër Ngushticën e Tajvanit dëshmon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për një Indp-Paqësor të lirë dhe të hapur. Ushtria amerikane fluturon, lundron dhe operon kudo që ia lejon ligji ndërkombëtar”, tha ajo në një komunikatë.
Ushtria e Kinës e përshkroi fluturimin si “zhurmë publike”, duke shtuar se avionët e saj luftarakë u dërguan për ta vëzhguar dhe paralajmëruan avionin amerikan, si dhe për t’u marrë me të “në përputhje me ligjin dhe rregullat”.
Tajvani është duke i përgatitur për zgjedhje presidenciale dhe parlamentare më 13 janar, të cilat Kina i ka cilësuar si zgjedhje me luftës dhe paqes.
Kina i ka rritur aktivitetet ushtarake përreth Tajvanit në katër vjetët e fundit. /REL/