Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë ka bërë të ditur se është regjistruar rasti i parë i infektimit me gripin e shpendëve, të njohur si ‘H10N3’.
Rasti i parë është një 41 vjeçar nga provinca lindore e Jiangsu-së, i cili kishte përfunduar në spital më 28 prill, pas simptomave si ethe, temperaturë e të tjera, shkruan Reuters, raporton KosovaPress.
Nuk janë dhënë detaje se si ky pacient ka përfunduar i infektuar me këtë virus. Për të njëjtin virus janë testuar edhe kontaktet e afërta të këtij pacienti, por të gjithë kanë rezultuar negativ. Sipas informatave të para, gjendja shëndetësore e pacientit është stabile dhe së shpejti pritet të lirohet nga spitali.
Të pazakontë këtë virus e ka quajtur Filip Claes nga ky Institut, por sipas tij, ky variant i gripit të shpendëve është më pak i rrezikshëm, si dhe gjasat për t’u përhapur janë më të ulëta.
Kujtojmë se pikërisht në Kinë ishin regjistruar edhe rastet e para të virusit të njohur si ‘CoViD-19’, i cili përfundoi si pandemi globale, me të cilën njerëzimi po përballet për më shumë se një vit.