Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaKina: Lufta me SHBA-në do të ishte katastrofike për botën

Kina: Lufta me SHBA-në do të ishte katastrofike për botën

Ministri kinez i Mbrojtjes, Li Shangfu, ka deklaruar se një luftë e Kinës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ishte një “katastrofë e padurueshme për botën”.

Në deklaratat e bëra në samitin më të rëndësishëm të sigurisë në Azi, të mbajtur në Singapor, ministri shpjegoi se Kina “nuk premton të heqë dorë nga marrja me forcë e Tajvanit”, një nga çështjet e nxehta mes Pekinit dhe Uashingtonit.

Për Kinën, Tajvani është “në qendër” të interesave të saj dhe e konsideron çështjen “të brendshme”, vendimi përfundimtar i së cilës varet vetëm nga vendi i kryesuar nga Xi Jinping. Kina vazhdon të denoncojë ndërhyrjet e SHBA-së në ngushticën e Tajvanit dhe bën Uashingtonin “përgjegjës” për paqëndrueshmërinë në rajon.

“Dua të bëj një pyetje. Pse këto incidente ndodhin në zonat afër Kinës dhe jo në vende të tjera? Mendoj se kjo ndodh sepse anijet kineze nuk kryejnë veprime hegjemonike pranë vendeve të tjera. Siç themi gjithmonë: shikoni punën tuaj dhe kujdesuni për vendin tuaj”, tha ministri kinez.

nteresat e të dyja vendeve për Tajvanin janë qartësisht të kundërta. Kina thotë se po zgjedh “ribashkim paqësor”, ndërsa Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të furnizojnë Taipein me armë dhe thonë se do të ndërhyjnë ushtarakisht vetëm nëse Kina sulmon Tajvanin. Shkurtimisht, siç tha Lloyd Austin, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, vendi i tij “do të vazhdojë të kundërshtojë kategorikisht një ndryshim në status quo-në e Tajvanit, nga cilado palë”.

Pavarësisht konfrontimit mes dy vendeve, ministri kinez mbrojti dialogun dhe siguroi se “Kina dhe SHBA-ja duhet të menaxhojnë dallimet e tyre dhe të gjejnë një mënyrë për t’u marrë vesh”.

“Rruga e duhur është respekti reciprok, bashkëjetesa paqësore dhe zhvillimi i dy palëve”, u shpreh Li, i cili gjithashtu tha se pa respekt, dialogu nuk është produktiv. /A2CNN

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments