Zyrtarët kinezë në fillim të muajit shkurt i kishin kërkuar zyrtarëve rusë që të mos nisnin pushtimin e Ukrainës para përfundimit të Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin. Lajmin e publikon New York Time.
Sipas NYT, zyrtarë të lartë të Kinës kishin njohuri rreth planeve dhe synimeve të Rusisë para nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt.
Presidenti rus Vladimir Putin ishte takuar me homologun kinez, Xi Jinping në Pekin para ceremonisë së hapjes lojërave olimpike më 4 shkurt.
Në atë kohë, Moska dhe Pekini deklaruan se partneriteti i tyre ‘nuk kishte limite’ duke denoncuar zgjerimin e NATO’s. Në deklaratën e përbashkët u tha se ata do të krijonin një rend të ri botëror me një ‘demokraci’ të vërtetë.