Sunday, November 24, 2024
HomeBotaKina fillon stërvitje ushtarake rreth Tajvanit

Kina fillon stërvitje ushtarake rreth Tajvanit

Kina filloi herët të enjten stërvitjet ushtarake rreth Tajvanit që do të zgjasin deri të premten, vetëm disa ditë pasi presidenti i ri i Tajvanit Lai Ching-te mori detyrën dhe i bëri thirrje Pekinit që të ndalojë kërcënimet.

Komanda e Ushtrisë Popullore Çlirimtare të Kinës njoftoi se kishte filluar stërvitjet e përbashkëta ushtarake me përfshirjen e ushtrisë, marinës, forcave ajrore dhe raketore, në zonat përreth Tajvanit.

Stërvitjet po zhvillohen në ngushticën e Tajvanit, në veri, jug dhe në lindje të Tajvanit, si dhe në zonat përreth ishujve Kinmen, Matsu, Wuqiu dhe Dongyin të kontrolluara nga Tajvani, tha komanda në një deklaratë. Deri në publikimin e lajmit nuk ka patur komente nga qeveria tajvaneze.

Stërvitjet do të përqendrohen tek patrullimet e përbashkëta të gatishmërisë luftarake detare dhe ajrore, sulmet precize mbi objektivat kyç dhe operacione të integruara brenda dhe jashtë zinxhirit të ishullit për të testuar “aftësitë e përbashkëta reale luftarake” të forcave, tha ushtria kineze.

“Ky është gjithashtu një ndëshkim i fortë për aktet separatiste të forcave që kërkojnë pavarësinë e Tajvanit dhe një paralajmërim i ashpër kundër ndërhyrjes dhe provokimit nga forcat e huaja”, shtoi komanda kineze.

Kina e urren Presidentin Lai, duke thënë se ai është “separatist” dhe e ka denoncuar fjalimin e tij të inaugurimit. Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi e quajti zotin Lai “të turpshëm”. /VOA

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments