Këtë e ka bërë të ditur kryetari i këtij qyteti, Vitaliy Klitschko.
“Ora policore do të jetë në fuqi nga ora 20:00 (18:00 GMT) sot deri në orën 07:00 (05:00 GMT) të mërkurën”, shkroi Klitschko në Telegram.
Ai kërkoi nga qytetarët që të qendrojnë nëpër shtëpi dhe vendstrehime.
“I kërkoj të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi – ose në strehimore kur bie alarmi”, shtoi ai.
Kievi mbrëmë u ballafaqua me një numër bombardimesh dhe sulmesh.
Një nga to, të bëra në një qendër tregtare dhe shtëpi përreth, vrau të paktën gjashtë civilë.