Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKidnapimi i policëve kosovarë nga Serbia, vjen reagimi i Bashkimit Evropian

Kidnapimi i policëve kosovarë nga Serbia, vjen reagimi i Bashkimit Evropian

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se janë në kontakt me Kosovën, Serbinë si dhe KFOR’in për të kuptuar më shumë rreth asaj çfarë ka ndodhur.

Ai në një prononcim, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të përmbahen nga veprimet apo thirrjet qe e tensionojnë situatën edhe më shumë.

“Ne jemi – si çështje urgjente – në kontakt me të dyja palët, si dhe me KFOR-in, për të përcaktuar se çfarë dhe si ka ndodhur saktësisht”, ka thënë ai.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim apo reagim që mund të kontribuojë më tej në ngritjen e tensioneve. Ne përsërisim thirrjen e BE-së për de-përshkallëzimin e menjëhershëm dhe vendimtar”, ka deklaruar Stano.

Serbia ka kidnapuar tre policë kosovarë brenda kufirit të Kosovës.

Kosova këtë e ka quajtur si akt agresor, teksa i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të reagojë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments