Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaKFOR: Ishim prezentë në protestën paqësore, s’do të hezitojmë të marrim masa...

KFOR: Ishim prezentë në protestën paqësore, s’do të hezitojmë të marrim masa ndaj çdo zhvillimi që ndikon në siguri

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka dalë me një njoftim për protestën e sotme të qytetarëve serbë në veri të Mitrovicës.

KFOR tha se “ishte i pranishëm gjatë një demonstrate paqësore që u zhvillua sot pranë anës veriore të urës së Mitrovicës”.

“Trupat e KFOR-it ishin në terren dhe kryen patrulla në zonat përreth për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë. Demonstrata vazhdoi pa ndonjë ndërprerje të raportuar apo shqetësime sigurie”, thuhet në njoftim, raporton Gazeta Express.

KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij të OKB-së, për të mirën e të gjithë njerëzve dhe komuniteteve që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i vepron si reagues i tretë i sigurisë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), respektivisht si reagues i parë dhe i dytë i sigurisë.

“KFOR nuk do të hezitojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të trajtuar çdo zhvillim që mund të ndikojë në sigurinë dhe stabilitetin rajonal, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së”, përfundon njoftimi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments