Departamenti i Gazetarisë ka pranuar nga KFOR-i, gjatë ditës së premte një donacion të pajisjeve të cilat kanë ngritur kapacitetin teknik të MediaLab-it dhe kanë krijuar për studentët tanë mundësi të reja praktike me teknologjinë më të fundit.
Kështu ka bërë të ditur profesori, Muhamet Jahiri.
“Profesorët e Departamentit e kanë falënderuar KFOR-in për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Departamentit të Gazetarisë”, ka shkruar ai në Facebook.