Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaKFOR-i e rithekson se forcat e shtuara mbi Urën e Ibrit janë...

KFOR-i e rithekson se forcat e shtuara mbi Urën e Ibrit janë pjesë e një trajnimi periodik

Trupa të KFOR-it në numër më të madh se zakonisht janë parë dje mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë.

Lidhur me këtë, KFOR ka thënë se asetet dhe personeli shtesë nga Njësia e Specializuar Shumëkombëshe e KFOR-it (MSU) janë duke u vendosur përkohësisht në urën kryesore mbi lumin Ibër, në Mitrovicë.

“Kjo është pjesë e trajnimit periodik që KFOR-i kryen për të testuar procedurat e tij të vjetra dhe për të mbrojtur standardet më të larta operacionale” – thuhet në përgjigje.

“KFOR-i gjithashtu mban një prani fikse në urën kryesore mbi lumin Ibër, në Mitrovicë, dhe vazhdon të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth” – thekson po ashtu forca ndërkombëtare e drejtuar nga NATO.

Tutje thuhet se KFOR-i është duke monitoruar situatën e sigurisë në veri të vendit dhe se në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in vepron si reagues i tretë i sigurisë në mbarë Kosovën.

Edhe në fillim të këtij muaji pati më shumë pjesëtarë të këtij misioni mbi urën e cila është temë e diskutimeve tash e disa muaj.

Po ashtu KFOR-i edhe atëherë kishte njoftuar se nga kjo datë mjetet shtesë që i përkasin Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe të KFOR-it (MSU) janë duke u vendosur përkohësisht në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Sipas KFOR-it, kjo ndodhë si pjesë e një trajnimi periodik për të “testuar procedurat e tij të vjetra dhe për të mbrojtur standardet më të larta operacionale”. /Kallxo

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments