Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaKëtyre moshave u takojnë 19 viktimat e sotme të COVID-19 në Kosovë

Këtyre moshave u takojnë 19 viktimat e sotme të COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 19 viktima si pasojë e COVID-19.

4 nga viktimat e sotme janë të moshës 50-59 vjeçare. 1 nga viktimat është nga komuna e Gjakovës, 1 nga Mamusha, 1 nga Kaçaniku dhe 1 nga Prishtina.

8 viktima janë të moshës 60-69 vjeçare. 3 nga viktimat janë nga Prizreni, 2 nga Podujeva, 1 nga Vitia, 1 nga Suhareka dhe 1 nga Prishtina.

5 viktima janë të moshës 70-79 vjeçare. 2 nga viktimat janë nga Prishtina, 1 nga Kaçaniku, 1 nga Vushtrria dhe 1 nga Gllogoci.

2 viktima janë mbi moshën 80 vjeçare.

1 nga viktimat është nga Malisheva ndërsa 1 nga Gjilani.

Numri i viktimave nga COVID-19 në vend ka shkuar në 2 mijë e 709.

Kujtojmë që gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 703 raste të reja me COVID-19, ndërsa 2 mijë e 255 persona janë shëruar nga ky virus gjatë kësaj kohe.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments