Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur të shtunën rezultatet përfundimtare për 20 komuna. Këto rezultate i takojnë raundit të dytë të zgjedhjeve të cilat u mbajtën të dielën e kaluar. Megjithatë, nuk është përfshirë edhe Dragashi, për të cilin ka ankesë në Supreme.
Këto janë rezultatet përfundimtare për kryetar në 20 komuna:
Gjakovë – Ardian Gjini (AAK) me 55,97% të votave.
Drenas – Ramiz Lladrovci (PDK) me 54,16% të votave.
Gjilan – Alban Hyseni (LVV) me 51,10% të votave.
Istog – Ilir Ferati (LDK) me 56.16% të votave.
Kaçanik – Besim Ilazi (PDK) me 53,91% të votave.
Klinë – Zenun Elezaj (AAK) me 55,16% të votave.
Fushë-Kosovë – Burim Berisha (LDK) me 65,45% të votave.
Kamenicë – Kadri Rahimaj (LVV) me 53.34% të votave.
Obiliq – Xhafer Gashi (Iniciativa Qytetare për Obiliq) 63%.
Rahovec – Smajl Latifi (AAK) me 65,19% të votave.
Podujevë – Shpejtim Bulliqi (LVV) me 52.06% të votave.
Prishtinë – Përparim Rama (LDK) me 50,98% të votave.
Prizren – Shaqir Totaj (PDK) me 50.93% të votave.
Shtime – Qemajl Aliu (LVV) me 50,67% të votave.
Viti – Sokol Haliti (LDK) me 51.44% të votave.
Vushtrri – Ferit Idrizi (PDK) me 53,19% të votave.
Malishevë – Ekrem Kastrati (NISMA) me 53,10% të votave.
Junik – Ruzhdi Shehu (LDK) me 53,80% të votave.
Mamushë – Abdulhadi Krasniq (Kosova Demokratik Turk Partisi) me 63,19% të votave.
Kllokot – Vladan Bogdanoviq (Lista Serbe) me 55,12% të votave.