Se dikush pësoi lëndime, tregojnë dëshmitë që mbetën në vendin e ngjarjes. Pikërisht në rrugën “Hakif Zejnullahu” në kryeqytet, një ditë më parë ndodhi një aksident.
Në atë u përfshinë një veturë dhe katër këmbësore, të cilat më pas u dërguan për tretman mjekësor.
Në vendngjarje shihen edhe dëmet që iu shkaktuan shenjave të komunikacionit, nga ky aksident.
Por, për këmbësorët nuk po dalin të sigurta as vijat e bardha, në të cilat mund të kalojnë rrugën.
Në po të njëjtën ditë, një veturë goditi një këmbësor edhe te Rruga B, ndonëse ishte duke kaluar në zebra.
Aksidente trafiku vetëm gjatë muajit mars kanë ndodhur mbi 1300 raste.
Dy prej tyre kanë përfunduar me fatalitet.
Ndërsa sipas statistikave të Policisë së Kosovës, gjatë muajit janar dhe shkurt të këtij viti, kanë ndodhur 17 aksidente fatale, në të cilat kanë vdekur 21 persona.
Gjatë dy muajve të parë të vitit kanë ndodhur afër aksidente trafiku.
Arsyet që po ndodhin këto aksidente ndërlidhen kryesisht me distancën e sigurisë, që nuk po respektohet nga shoferët.
Mirëpo, sipas Nol Dedajt, ekspert i komunikacionit shkaqet që çojnë drejt aksidenteve, varen edhe nga periudha e vitit.
Eksperti i komunikacionit thotë që institucionet nuk janë duke marrë masat e duhura për parandalimin e këtyre aksidenteve.
Për ta shikuar storien e plotë, klikoni këtu.