Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaKëtë herë nuk votohet në sallën “1 Tetori”, por te objekti i...

Këtë herë nuk votohet në sallën “1 Tetori”, por te objekti i Fakultetit të Edukimit

Të dielën mbahet zgjedhjet lokale në Kosovë, ndërkaq në dispozicion nuk do të jetë salla ‘1 Tetori’ e cila po shfrytëzohet për vaksinim kundër koronavirusit.

“Të gjithë ata votues të cilët kanë votuar në sallën ‘1 Tetori’ do të mund ta bëjnë këtë duke ardhur në Fakultetin e Edukimit që ndodhet pak metra më poshtë”, ka thënë për Klan Kosovën zëdhënësi i Këshillit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi.

Elezi shtoi se për KQZ-në çdo herë e rëndësishme është që vendvotimi të jetë sa më afër qytetarëve, prandaj objekti i Fakultetit të Edukimit është parë si zëvendësimi më ideal i sallës ‘1 Tetori’ që njëherësh është qendra më e madhe e votimit në kryeqytet.

Janë rreth 4 mijë e 300 votues që nesër mund të shkojnë në këtë objekt për të votuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments