Tirana mirëpret sot Samitin Ukrainë-Europa Juglindore që nis në ora 11:00.
Për herë të parë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndodhet në Tiranë. Nga fronti i luftës, Zelensky mbërriti mbrëmjen e djeshme në Shqipëri, për të marrë pjesë në Samitin për Ukrainën që mbahet sot.
Në këtë samit Kosovën do ta do ta përfaqësojë presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Prezent në Samit pritet të jetë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ai i Maqedonisë, Stevo Pendarovski e kryeministri kroat Adrej Plenkoviq.

Pjesë e takimit përmes teknologjisë do të jenë kryeministri grek Kyriakis Mitsotakis dhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.
Prezente do të jetë edhe presidentja e Moldavisë Maia Sandu dhe Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo.
Në orën 11:00 pritet që liderët të mbërrijnë në Pallatin e Kongreseve ku do të zhvillohet më pas Samiti.