Saturday, November 23, 2024
HomeSportKëta janë dy yjet që munguan në stërvitjen e sotme të Kosovës

Këta janë dy yjet që munguan në stërvitjen e sotme të Kosovës

Dardanët’ kanë vazhduar përgatitjet për dy ndeshjet e radhës.

 

Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur sot seancën e dytë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të grumbullimit për dy ndeshjet e muajit tetor kundër Suedisë dhe Gjeorgjisë për kualifikimet e Botërorit “Katari 2022”.

Për dallim nga stërvitja e djeshme e cila u zhvillua në dy grupe të ndara dhe me intensitet më të ulët, sot futbollistët punuan me intensitet të plotë.

Atmosfera në ekip është mjaft e mirë, derisa lojtarët janë shfaqur me humor të mirë gjatë stërvitjes.

Gjatë kësaj seance përzgjedhësi Bernard Challandes ka punuar më shumë aspektin tekniko-taktik për ndeshjen kundër Suedisë.

Në stërvitjen e sotme munguan anëtari i Legias, Lirim Kastrati, i cili është duke kryer ekzaminime mjekësore për shkak të lëndimit dhe Bersant Celina, i cili do t’i bashkohet ekipit nga dita e nesërme.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments